Batusha-Osmanit: Nuk mund të fajësohet KQZ-ja për zbatimin e Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese

19:40 | 23 Janar 2021
Arditë Shkodra

Gazetari Besnik Batusha ka reaguar pas një konferencë të thirrur nga u.d e presidentes, Vjosa Osmani  e cila tha se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ-në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.

Batusha këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, transmeton arbresh.info

“U.d e presidentit, Vjosa Osmani e cila po garon ne listen e VV per deputete, duke (keq)perdorur Institucionin e Presidences doli ne adresim publik ku kercenoi hapur kryetaren dhe anëtarët e KQZ-se me shkarkim për shkak të moscertifikimit të Albin Kurtit dhe te tjerëve”, ka shkruar ai.

Tutje Batusha ka thënë se nuk mund të fajësohet KQZ-ja për zbatimin e Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese.

“S’mundesh me ia lone fajin KQZ-se per zbatim te Aktgjykimit te insitucionit me te larte te shtetit, sic eshte Gjykata Kushtetuese.”

“Nderhyrje flagrante, tentim per kapje te institucioneve dhe keqperdorim te vendimit te Kushtetueses.  Me nje deklarim te tille rrezikon te shperthej edhe dhuna, nese edhe institucionet tjera vendosin njejte si KQZ-ja”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

E papare deri tash…
U.d e presidentit, Vjosa Osmani e cila po garon ne listen e VV per deputete, duke (keq)perdorur Institucionin e Presidences doli ne adresim publik ku kercenoi hapur kryetaren dhe anëtarët e KQZ-se me shkarkim për shkak të moscertifikimit të Albin Kurtit dhe te tjereve.
S’mundesh me ia lone fajin KQZ-se per zbatim te Aktgjykimit te insitucionit me te larte te shtetit, sic eshte Gjykata Kushtetuese.
Nderhyrje flagrante, tentim per kapje te institucioneve dhe keqperdorim te vendimit te Kushtetueses.
Me nje deklarim te tille rrezikon te shperthej edhe dhuna, nese edhe institucionet tjera vendosin njejte si KQZ-ja.

E papare deri tash…

U.d e presidentit, Vjosa Osmani e cila po garon ne listen e VV per deputete, duke (keq)perdorur…

Posted by Besnik Batusha on Saturday, January 23, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme