Google ADS

Gjashtë subjekte politike kanë dorëzuar ankesa në PZAP

18:18 | 23 Janar 2021
Arditë Shkodra

Gjashtë subjekte politike janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) si pasojë e mos certifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndër partitë që kanë dërguar ankesë në adresën e PZAP janë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate (NISMA), shkruan arbresh.info

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.

“Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës(PDAK)- Për shkak mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet nga ky subjekt politik,

Partia e Ashkalive për Integrim- Ka sjellë tre apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë për pjesëmarrje në zgjedhje.

PREBK, për shkak te mos certifikimit të një kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.

Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak te ndodhjes se një kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  – AAK-ja, Për shkak mos certifikimit të Subjektit dhe kandidatëve për deputet nga ky subjekt politik.

Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak mos certifikimit të Subjektit dhe kandidatëve për deputet nga ky subjekt politik”, ka thënë Desku për arbresh.info

Kujtojmë që dje në mbledhjen e KQZ nuk janë certifikuar listat e kandidatëve të LVV, AAK dhe NISMA-s, pasi që subjektet në fjalë nuk i kishin zëvendësuar emrat e kandidatëve në listat garuese të cilët kishin probleme me ligjin./arbresh.info/

Të ngjashme