Policia ruse ka arrestuar gruan e liderit opozitar Alexei Navalny, gjatë një proteste të organizuar për lirimin e burrit të saj.
Yulia Navalnaya ka publikuar një foto të saj në Instagram, të shtunën, duke kërkuar falje për cilësinë e dobët të fotos, për shkak të “ndriçimit të keq në kamionçinë”, transmeton arbresh.info
Më parë ajo kishte postuar një foto të saj nga tubimi i mbajtur në Moskë.
Qindra protestues që po kërkojnë lirimin e liderit të opozitës ruse, janë arrestuar nga policia ruse.
Navalny, kundërshtari më i madh i presidentit Vladimir Putin, u arrestua më 17 janar pas mbërritjes në Moskë nga Gjermania, ku kishte kaluar pesë muaj duke u rikuperuar nga një helmim i rëndë me agjent nervor për të cilën fajësoi Kremlinin., shkruan Euro News./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...