Familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” janë shprehur të zhgënjyer nga prokurorja Fatime Fetahi, pas fjalëve të fundit të cilat i tha dje në gjykatë ku i ngarkoi me veprën penale terrorizëm dhe për tre prej tyre kërkoi burgim të përjetshëm.
Bedri Ajdari, në një bisedë për televizionin SHENJA, ka përsëritur se të afërmit e tij janë të pafajshëm dhe nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës.
Ai thotë se në fillim, gjatë themelimit të Prokurorisë Speciale Publike u ishin kthyer shpresat për drejtësi, por tani Ajdari thotë se Fetahi për ta nuk ka dallim nga prokurorja paraprake e kësaj lënde.
Ai akuzon se u është shkurtuar e drejta për të shfrytëzuar të gjitha mekanizmat juridik të mbrojtjes, ndërsa prokuroria nuk ka marë në konsideratë vlerësimin e Gjykatës supreme gjatë rikthimit të procesit kur dhe të akuzuarit u lanë të mbrohen në liri.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...