Skuadra Prishtina është specialiste për t’i fituar finalet e Superkupës së Kosovës.
Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj kampionit në fuqi, Dritës, në takimin që u zhvillua në stadiumin në Antalia të Turqisë.
Në minutën e 3-të, Qëndrim Zyba nga afërsia kalon në epërsi skuadrën nga kryeqyteti i Kosovës. Në minutën e 7-të, gabim amator i portierit të Prishtinës, Haxho dhe nuk e fali sulmuesi Kastriot Rexha, duke e barazuar rezultatin 1.1.
Pas 15 minutave (22′), penallti për Prishtinën, të cilën e shndërron në gol futbollisti me përvojë Besnik Krasniqi, 2:1. Në minutën e 90+3, Alban Shillova thellon fitoren në 3:1.
Prishtina është specialiste për të fituar Superkupa, ky është trofeu i dhjetë për ta. Drita u orvat por pa sukses. Në përgjithësi një lojë shumë e mirë dhe që e arsyetoi veten në qendrën sportive Mardan.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...