Emiratet e Bashkuara Arabe theksuan se ishin në kontakt me Danimarkën për të sqaruar shkaqet që kishin shtyrë Kopenhagën për të pezullur fluturimet që vinin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pas dyshimeve për vlefshmërinë e testeve epidemiologjike të kryera në Dubai.
Ministri danez i Transporteve, Benny Engelbrecht, kishte njoftuar se të gjitha fluturimet tregtare me nisje nga Dubai ishin anuluar për pesë ditë.
Diskutimet po vazhdojnë me autoritetet daneze për qartësimin e detajeve (…) pas këtij vendimi në mënyrë për të garantuar sigurinë e të gjithë udhëtarëve”, reagoi në një komunikatë Ministria e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Danimarka njoftoi një ndalim pesë ditor të fluturimeve me nisje nga Dubai për shkak të dyshimeve për parregullsi me testet e koronavirusit, kërkuar për të hyrë në vendin skandinav.
Në fillim të këtij muaji, u prezantua një kërkesë për të gjithë pasagjerët që fluturojnë në Danimarkë për të paraqitur një test negativ të koronavirusit jo më shumë se 24 orë para se të merrnin një fluturim me destinacion Danimarkën.
Ministria daneze e Transportit tha se kishte dyshime se testet në dispozicion për pasagjerët para se të largoheshin nga Dubai nuk ishin të besueshme.
“Ne kemi parë në të kaluarën, mutacionet vijnë përmes Dubait dhe ne nuk mund ta injorojmë një dyshim të tillë”, theksoi Ministri i Transportit Benny Engelbrecht në një deklaratë.
Kërkesa e një testi COVID-19 negativ është bërë efektive që prej 9 janarit dhe mund të vazhdojë deri më 7 shkurt në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së infeksionit./ATSh/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...