Adele u detyrua të marrë ndërmjetës për të ndarë pasurinë me ish bashkëshortin

11:42 | 23 Janar 2021
Arbresh.info

Adele raportohet të jetë detyruar të përdorë ndërmjetës për të ndarë pasurinë e saj 140 milionë funtëshe gjatë divorcit me bashkëshortin e saj Simon Konecki, transmeton portali arbresh.info

Këngëtarja, 32, thuhet se kërkoi ndihmë për të menaxhuar kushtet e zgjidhjes së saj, e cila u paraqit përfundimisht në fillim të këtij muaji, dy vjet pasi u nda nga drejtori i një organizate bamirëse.

Kjo vjen pas raporteve që Adele dhe Simon kishin arritur një marrëveshje për ndarjen e pasurisë së saj dy vjet pasi njoftuan se do të ndaheshin pas tre vjet martese.

Burimet i thanë The Sun se përkundër ndarjes së Adele dhe Simon fillimisht miqësore, atyre iu desh të përdorin ndërmjetësues për të rënë dakord për disa kushte për zgjidhjen e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme