Google ADS

Dogana e Kapshticës e mbyllur deri më 8 shkurt, Kakavija punon normalisht

11:12 | 23 Janar 2021
Arbresh.info

Dogana e Kapshticës do jetë e mbyllur deri më 8 shkurt, kurse dogana e Kakavijës do të vazhdojë punën normalisht. njoftoi Drejtoria e përgjithshme e Doganave.

Situata e rëndë e shkaktuar nga pandemia covid 19, në shtetin fqinj Greqi, ka çuar shtyrjen e afatit të mbylljes nga ana e palës greke të Doganës së Kristalopigi.

Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke në PKK Kristalopigi, është njoftuar shtyrja e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 8.2.2021.

Pika e Kalimit Kristalopigi do të jetë totalisht e mbyllur për këmbësorët,automjete, autobuzat dhe kamionët, që shkojnë në drejtim të Greqisë. Ndërsa hyrja për në vendin tonë është e hapur plotesisht.

Për të gjithë të qytetarët dhe bizneset njoftojmë se Dogana e Kakavijës vijon punën normalisht.

Dogana Shqiptare tha se do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin. Dogana e Kapshticës u mbyll me 20 Nëntor të vitit të kaluar./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme