Google ADS

SHBA, Takim Trudeau-Biden muajin e ardhshëm

11:49 | 23 Janar 2021
Arbresh.info

Justin Trudeau dhe Joe Biden zhvilluan sot një bisedë telefonike “të ngrohtë”, gjatë të cilës ata vendosën të takohen, si virtualisht ashtu dhe fizikisht muajin e ardhshëm, njoftoi zyra e kryeministrit kanadez.

Gjatë bisedës prej 30 minuta, presidenti amerikan dhe Trudeau ranë dakord për t’u takuar muajin e ardhshëm për të çuar përpara punën e rëndësishme të rinovimit të miqësisë së thellë dhe të qëndrueshme midis Kanadasë dhe SHBA-së.

Shtëpia e Bardhë theksoi se në këtë bisedë telefonike theksi u vu në rëndësinë strategjike të marrëdhënieve SHBA-Kanada dhe në forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër pandemisë, mbrojtjes, lidhjeve ekonomike dhe lidershipit global për të adresuar ndryshimin e klimës.

Biden dhe Trudeau diskutuan vizionin e tyre të përbashkët për një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike dhe ranë dakord të punojnë së bashku për të arritur emetimet zero.

”Biden pranoi zhgënjimin e Trudeau për vendimin e tij për të revokuar lejen për tubacionin e diskutueshëm Keystone XL”, theksoi Shtëpia e Bardhë./ATSh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme