Avokati i njohur kosovar, Dastid Pallaska beson se sondazhet që po publikohen në televizionet kosovare janë joprofesionale dhe të dëmshme.
Pallaska u shprehë se është tallje publike nëse mundohemi të arsyetojmë këto sondazhe.
Postimi i plotë:
Me publiku’ sondazhe (i) që janë përgatitur/mbikëqyrur nga persona që janë në garë dhe kanë konflikt të hapur të interesit; apo (ii) sondazhe gjysmake për disa komuna në rast të zgjedhjeve parlamentare është papërgjegjësi totale.Me i arsyetu këto sondazhe në televizion është tallje publike.
Edhe nëse e gjithë kjo marrëzi mediale i pëshkruhet joprofesionalizmit dhe jo keqbesimit, rezultati është tejet i dëmshëm – frikësimi dhe detyrimi i votuesit të rreshtohet prapa “fituesit” të projektuar për t’i shpëtuar ndëshkimit nga regjimi i ri.
Një profeci tipike vetëpërmbushëse!Me këtë diskurs helmues, do të kemi zgjedhje me AKLAMACION, e cila – për arsyet më sipër – ishte metodë e preferuar e “zgjedhjeve” në sistemet totalitare.Për të ruajtur shëndetin mendor dhe për të mbrojtur bindjen politike nga ky sulm i paprecedentë ndaj votës së lirë, është e domosdoshme të injorohet ky spektakël medial pa shije.Kosova është e vogël. Të gjithë njihemi me njëri tjetrin. Nuk kemi nevojë për sondazhe e as analiza koti për të vendosur se për kë do votojmë me 14 shkurt.
Me publiku’ sondazhe (i) që janë përgatitur/mbikëqyrur nga persona që janë në garë dhe kanë konflikt të hapur të…
Posted by Dastid Pallaska on Friday, 22 January 2021
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave