Pandemia e koronavirusit nuk po qetësohet, por vdekshmëria ndryshon shumë nga vendi në vend, me Japoninë që tregon rezultatet më të mira absolute.
Statistikat e fundit tregojnë se ka vetëm 18 të vdekur për 1 milion banorë në vendin e lindjes së diellit, dhe shumë besojnë se sekreti qëndron në një përbërje të fuqishme, që është Jodi, transmeton portal arbrersh.info
Këto rezultate janë në përputhje me kërkimin e Qendrës Kombëtare të Reumatologjisë në Hollandë, të udhëhequr nga Dr Verheesen, i cili tregoi se marrja e sasive optimale të jodit ka një ndikim të rëndësishëm në shkallën e vdekshmërisë te të moshuarit që janë të prekur me koronavirus.
Në të njëjtën kohë, Dr. Gary Ëarren, studiuesi kryesor i SAIC, në punimin e tij “Iodine Intake to Reduce Covid-19 Transmission and Kovid 19 Mortality”, e botuar në Research Gate, thotë se marrja ditore e niveleve maksimale të rekomanduara të jodit çon në apoptozë – vdekja qelizore e qelizave të infektuara – dhe në këtë formë parandalon përhapjen e mëtejshme të tij.
Dhe meqenëse japonezët janë ndër kombet me marrjen më të lartë të jodit, i cili është sekreti i jetëgjatësisë së tyre, përfundimi është i qartë.
Marrja ditore prej 1.5 deri 2.4 miligramë për person (në varësi të peshës trupore) rrit gatishmërinë e trupit për të luftuar Covid- 19 dhe kështu zvogëlon ndjeshëm mundësinë e transmetimit dhe vdekshmërisë së Covid-19.
Jodi gjendet kryesisht në ushqimet e detit dhe në kripën e gatimit.
Pra, në vend të panikut, ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të punojmë në parandalimin dhe forcimin e imunitetit./arbresh.info/
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...