Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 17-të e Superligës së Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.
Sfida e parë do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës. Takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet të jetë edhe të shtunën. ‘Vreshtarët’ janë në vendin e parë me 12 fitore dhe katër humbje, kurse prishtinasit kanë katër fitore dhe 12 humbje.
Ndeshje shumë interesante shihet ajo ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës, dy skuadrat që kanë grumbulluar nga 27 pikë, 11 fitore dhe pesë humbje. Skuadrat janë në formë të mirë dhe kjo pritet të bëj edhe më interesante këtë përballje.
Trepça pas dy fitoreve radhazi do të ndeshet me Golden Eagle Yllin, që në dy xhirot në stinorin pranveror ka mundur Ponte Prizrenin dhe Bashkimin. Fitorja është shumë e vlefshme për dy skuadrat, që për momentin kanë ambicie të ndryshme. Mitrovicasit kanë katër fitore dhe 12 humbje, ndërsa therandasit dhjetë fitore dhe gjashtë humbje.
Bashkimi-Vëllaznimi është ndeshja e fundit për këtë xhiro. Të dy skuadrat janë pa fitore në stinorin pranveror, andaj përballja do të jetë shumë interesante. Prizrenasit kanë tetë fitore dhe tetë humbje, kurse ‘kuqezinjtë’ katër fitore dhe 12 humbje.
Superliga – Java 17
E shtunë
15:00 Rahoveci – Sigal Prishtina
17:00 Ponte Prizreni – Peja
E diel
17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19:00 Bashkimi – Vëllaznimi
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...