Sekretari i ri i Mbrojtjes në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, do të jetë gjenerali i pensionuar Lloyd Austin.
Austin ka qenë komandant i forcave amerikane në Lindjen e Mesme në kohën e presidentit Barack Obama dhe njëherit është afro-amerikani i parë në këtë funksion, shkruan Cnn transmeton portali arbresh.info
Kongresi që kontrollohet nga shumica e demokratëve, pa ndonjë problem ka miratuar vendimin e nevojshëm që Austin të konfirmohet si Sekretar i Mbrojtjes, që është vendi i parë që presidenti i ri ta shndërroj në ligj, kurse Senati sot duhet ta konfirmojë vendimin.
Austin me karrierën e tij ushtarake prej 41 viteve, ka premtuar se do të rrethohet nga civilë të kualifikuar të cilët do t’i kyç në vendime politike.
Sa i përket përgatitjes akademike, ai ka diplomuar në akademinë ushtarake amerikane West Point në vitin 1975, e në vitin 2012 ka shërbyer si afro-amerikani i parë si zëvendës në krye të Shtabit Qendror, e një vit mori nën kontroll komandën qendrore në Lindjen e Mesme. /arbresh.info/
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...