Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka dalë në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Atalantës.
Ndër të tjera, tekniku italian, foli edhe për Mario Mandzukic, ku zbuloi se ai është grumbulluar për ndeshjen ndaj bergamaskëve.
Pioli u shpreh se ish-futbollisti i Juventusit është ‘fizikisht shumë mirë’ dhe ‘i gatshëm’ për të qenë në skuadër.
“Mario u përshtat menjëherë. Fizikisht, ishte shumë mirë. Ai nuk ka luajtur prej një kohe të gjatë, por ishte i etur dhe i vendosur.
Ka dy mënyra për të vepruar ose e mbaj jashtë për tre deri në katër javë për të arritur formën, ose e grumbullon dhe e hedh në fushë për të kapur ritmin. Unë zgjedh të dytin, ai është mirë dhe është gati për nesër”, u shpreh Pioli.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?