Google ADS

Loredana Zefi vjen me një stil krejt ndryshe, kaq e bukur po duket me flokë kaqurrela

17:09 | 22 Janar 2021
A. B.

Loredana Zefi është njëra nga rep-artistet shqiptare që ka arritur të depërtojë në tregun muzikor gjerman.

Duke jetuar dhe vepruar në Zvicër, ajo ka arritur që nga po i njëjti vend të shpërblehet me çmime të ndryshme për prodhimtaritë e saj, shkruan portali arbresh.info

Përkundër punës në projekte muzikore, ajo është aktive edhe në rrjete sociale, duke mbajtur të informuar fansat.

Së fundi, Lori ka publikuar setin e ri fotografik ku po duket tejet e bukur, në ndryshimin e ri.

Me flokë kaqurrele dhe me grim të rënduar, Loredana si duket është në përgatitje të ndonjë projekti të radhës.

Ndryshe, “Kein Hunger” është projekti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Ufo 361. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme