Shumë provinca në Keni u pushtuan nga tufa e karkalecave të ardhura nga Etiopia dhe Sudani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Minisitri i Bujqësisë i këtij vendi afrikan, Peter Munya, në një konferencë për media tha se po luftojnë “kundër tufës së karkalecave në 15 nga 47 provincat e vendit”.
“Kenia është e rrezikuar nga një tufë e karkalecave. Nga 47 provinca të vendit, në 15 është zbuluar tufë e karkalecave”, tha Munya.
Ai theksoi se gjithë vendi është prekur nga karkalecat dhe se janë marrë masat paraprake, por ende nuk ka kaluar rreziku.
Paralajmërim nga OKB-ja
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FOA) pranë OKB-së njoftoi se nevojiten 38 milionë dollarë për të luftuar tufën e karkalecave në Afrikën Lindore.
FOA gjithashtu paralajmëroi se karkaleca ende të parritur kanë filluar të përhapen në Etiopi, Somali dhe në Keni, kurse këtë muaj mund të përhapen edhe në Sudanin Jugor, Tanzani dhe në Ugandë.
Karkalecat vitin e kaluar dëmtuan qindra mijëra hektarë tokë bujqësore në rajon.
Në një kilometër katror gjenden 40-80 milionë karkaleca të cilët për një ditë mund të dëmtojnë ushqim të mjaftueshëm për 35 mijë persona.
Gjithashtu, karkalecat çdo ditë udhëtojnë nga 150 kilometra.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...