Ylli i Milanit merr çmimin si futbollisti më i mirë i muajit në Serie A

15:46 | 22 Janar 2021
Arbresh.info

Futbollisti i Milanit, Theo Hernandez, është shpallur futbollisti i muajit dhjetor në Serie A.

Hernandez ka shënuar 3 gola dhe ka bërë paraqitje shumë të mira gjatë dhjetorit.

‘Rossonerët’ këtë edicion janë duke kaluar në formë të jashtëzakonshme, aktualisht mbajnë kreun e tabelës me 43 pikë.

Ndeshjen e radhës ‘kuqezinjtë’ e luajnë nesër ndaj Atalantes në ora 18:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme