Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, ka përmendur disa raste kur vendime e Gjykatës Kushtuese, sipas tij, nuk ka qenë të drejta.
Kryeziu ka përmendur edhe mos certifikimin e kandidatëve të kësaj partie nga KQZ, teksa ka thënë se krejt kjo po ndodh, sic ka thënë ai, për të parandaluar “Qeverinë Kurti 2”, shkruan Arbresh.info.
“Kjo çka po ndodh sot është përpjekja e fundit e organizuar për të parandaluar Qeverinë Kurti 2. Por përball tyre është ndryshimi të cilit i ka ardhë kohë. E asgjë e askush nuk mund t’i dalë ballë diçka të cilës i ka ardhur koha. Prandaj kot e kanë”, ka shkruar ai.
Ky është shkrimi i plotë:
2015 – Gjykata Kushtetuese, përkundër të gjitha argumentimeve juridike në interpretimin e saj megjithatë vendosi se fituesit të zgjedhjeve i takon e drejta ekskluzive për formimin e qeverisë, pavarësisht se ekzistonte një shumicë parlamentare në formën e bllokut VLAN që ishte e gatshme ta formojë qeverinë.
2019 – Gjykata Kushtetuese, përkundër vendimit të saj paraprak se fituesit i takon ekskluziviteti i formimit të qeverisë, pavarësisht një shumice tjetër parlamentare, në interpretimin e saj megjithatë vendosi që kësaj radhe qeveria mund të formohet edhe pa fituesin e zgjedhjeve, për aq kohë sa ka një shumicë parlamentare.
2020 – Gjykata Kushtetuese, përkundër që nuk e kishte fare objekt shqyrtimi, në interpretimin e saj megjithatë vendosi një standard arbitrar sipas së cilit pretendohet se askush që është dënuar me vepër penale në tre vjetët e fundit, pavarësisht veprës, nuk mund të kandidojë për deputet.
2021 – KQZ, përkundër se në zgjedhjet e kaluara kishte konstatuar se ajo nuk ka asnjë të drejtë t’ia mohojë kandidimin askujt që nuk ka vendim plotësues, sipas së cilit i merret e drejta e kandidimit, sot shpreh gatishmëri që mos t’i certifikojë kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka vendim plotësues që shprehimisht ia mohon këtë të drejtë.
Të gjiitha këto vendime, bashkë me shumë tjera, ishin politikisht të ndikuara, sepse janë në shërbim të pushtetit të vjetër, e në kundërshtim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndonëse kredibiliteti i sistemit të drejtësisë sa shkon e bie për tokë, fraza që mbizotëron në diskutimin publik është se vendimet e institucioneve të drejtësisë janë të padiskutueshme edhe duhet të zbatohen nga të gjithë. Pra, përgjigjja që i ofrohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj padrejtësive të njëpasnjëshme është se vendimet e drejtësisë, edhe pse të kapur, korruptive e jokompetente, duhet të respektohen. Si mund t’i kërkohet të dëmtuarit, mbi të cilin bëhet një padrejtësi, që zgjidhja e vetme e tij është respektimi i vendimeve edhe kur ato janë të një sistemi të drejtësisë për të cilin të gjithë jemi dakord se është i ndikuar politikisht, i korruptuar dhe tani haptazi me qëllime eliminimi politik?!
Kjo çka po ndodh sot është përpjekja e fundit e organizuar për të parandaluar Qeverinë Kurti 2. Por përball tyre është ndryshimi të cilit i ka ardhë kohë. E asgjë e askush nuk mund t’i dalë ballë diçka të cilës i ka ardhur koha. Prandaj kot e kanë.
Nga ora 14:00 mbahet mbledhja e KQZ-së, vendoset për kandidatët me vepra penale
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...