Google ADS

Ishte e shkruar, Pirlo fitoi titullin e parë në stadiumin ku debutoi si futbollist 26 vite më parë

12:53 | 22 Janar 2021
Arbresh.info

neri i Juventusit, i cili sivjet po shijon aventurën e tij të parë në stol, dhe jo në një klub të dorës së dytë siç bëjnë shumë prej kolegëve të tij të rinj, vërtet mund të ketë marrë akuza të forta pas humbjes me Interin, apo edhe në vazhdimësi deri në këtë pjesë të sezonit, por që ai është një i bekuar nga fati, kjo u mësua shumë mirë të mërkurën në mbrëmje.

ISHTE E SHKRUAR – Andrea Pirlo e ngriti trofeun e parë në karrierën e tij me Juven, duke mundur skuadrën e mikut të tij të ngushtë, Gennaro Gattuso, në stadiumin në të cilin ai thuajse 26 vite më parë bënte debutimin e tij si futbollist, në Serie A. Ishte data 21 maj 1995, kur në atë që dikur mbante emrin stadiumi “Giglio” (sot “Mapei Stadium” i Sassuolos), Andrea Pirlo shkelte fushën e lojës, ndonëse ishte vetëm 16 vjeç e 3 ditë. Brescia luante në transfertë me Reggiana dhe pavarësisht se “dallëndyshet” kishin zbritur matematikisht një kategori më poshtë, trajneri Mircea Lucescu vendos që të hedhë në fushë një djalë të ri, me flokë të gjatë, i cili zinte vendin e mesfushorit Marco Schenardi. Por, ndonëse në fund edhe ajo sfidë e 26 viteve më parë do të përfundonte me një tjetër humbje për Breshan e Pirlos (2-0 për Reggiana), pas asaj dite historia do të fliste për një ndër fantazistët dhe “Maestrot” e topit që ka parë historia e futbollit. Dhe pse jo, në të njëjtën stadium ku Pirlo debutoi dhe 48 orë më parë fitoi edhe trofeun e parë si trajner, mund të vijë edhe kthesa e madhe sezonale e Juventusit.

ÇELËSI TAKTIK – Diçka e tillë mund të thuhet për faktin se ndaj Napolit u perceptua një ndjesi se ndoshta Pirlo e ka gjetur tashmë çelësin taktik. Për të pasur atë balancën që nevojitet mes reparteve pikësëpari Cuadrado është lojtari “joker” që di ta bëjë më mirë se kushdo tjetër këtë. Në të njëjtën kohë, McKennie, por edhe Arthur përmbushin njëritjetrin në mesfushë, duke sjellë rrjedhshmëri, vertikalizime dhe inkursione surprizë në sulm, ndërsa në mbrojtjes figura e Chielinit është ajo që garanton grintë. Dhe pikërisht nga këto indicie të “Mapei Stadium”, Juvja dhe Pirlo shpresojnë vazhdimësinë e rezultateve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme