Një pjesëtar i ushtrisë së SHBA-së ka vdekur në bazën ushtarake në Kuvajt, njoftoi ushtria amerikane të enjten ndërsa ky është rasti i dytë i vdekjes në 10 ditët e fundit.
“Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familje së të ndjerit”, citoi “Army Times” me bazë në SHBA deklaratën e ushtrisë.
Më tej thuhet se ushtria është duke hetuar shkakun e vdekjes në Kampin Arifjan.
Asnjë lajm tjetër nuk u zbardh menjëherë ndërsa emri i ushtarit nuk do të publikohet deri pas 24 orëve dhe pasi të njoftohen të afërmit e tij.
Më 11 janar, vdiq rreshteri 28-vjeçar, Anthony Bermudez, i cili u plagos gjatë një aksidenti me automjet pas një lëvizje rutinë të trupave më Kampin Buehring.
Kampi Arifjan është baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Kuvajt, ku janë vendosur rreth 9 mijë trupa të SHBA-së, ndërsa gjithashtu janë vendosur edhe trupa të Britanisë së Madhe, Rumanisë dhe Polonisë./AA/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...