Von der Leyen: Për pasaportat e vaksinave na duhet diskutim i gjerë

12:40 | 22 Janar 2021
Arbresh.info

Gjatë takimeve me liderët evropianë kemi diskutuar mbi certifikatat për qytetarët e vaksinuar, deklaroi presidentja e Komisioni të BE, Ursula von der Leyen.

”Duhet të qartësojmë disa gjëra… e para është një dokumentacion i thjeshtë mjekësor dhe e dyta ka implikime politike që duhet të marren në konsideratë duke përfshirë respektimin e së drejtës për të dhënat personale të qytetarëve”, shtoi presidentja.

“Kur të vijë koha e duhur do të na duhet një diskutim i gjerë midis shteteve anëtarët mbi përdorimet e mundshme të certifikatave sanitare”, shtoi ajo./ATSh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme