Google ADS

COVID-19, Gjermania shënon 50 mijë viktima

09:43 | 22 Janar 2021
Arbresh.info

Sipas Institutit të Robert Koch (RKI), Gjermania ka kaluar shifrën 50 mijë të viktimave me COVID-19.

Brenda 24 orëve, Gjermania ka raportuar 859 viktima të reja me koronavirus duke rritur numrin e përgjithshëm në 50,642 viktima, transmeton arbresh.info

Gjithashtu janë shënuar edhe 17,862 raste të reja, duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve të reja në 2,106,262 raste të konfirmuara.

Deri më tani në Gjermani, kanë fituar imunitet 1,401,693 persona, rreth 1.7% e popullsisë së Gjermanisë.

Masa kufizuese më të rrepta

Të enjten, kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar gjermanët për një version më të ashpër të koronavirusit.

Më herët në këtë javë, Gjermania vazhdoi karantinimin e vendit deri më 14 shkurt, duke implementuar masa më të rrepta dhe duke bërë maskën FFP2 të detyrueshme në hapësira publike dhe ka urdhëruar kompanitë gjermane që të lejojnë punëtorët për të punuar nga shtëpia deri nga mesi i muajit mars, nëse është e mundur, shkruan CNN./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme