Google ADS

10 fakte rreth Presidentit amerikan, Joe Biden

09:25 | 22 Janar 2021
Trina Galanxhi

Joe Biden tashmë zyrtarisht është President i SHBA-ve.

Ai ia ka dalur që të ‘largojë’ nga Zyra Ovale, Donald Trump, i cili udhëheqi me Amerikën për 4 vite, transmeton portali arbresh.info

Më poshtë mund të gjeni 10 fakte për Joe Biden, që ndodhta nuk i keni ditur.

Biden ka shkruar dhe mbrojtur Ligjin për Dhunën ndaj Grave.

Si fëmijë ai belbëzonte, por kur recitonte poezi ai e kapërcente këtë pëngesë.

Në dhjetor 1972, gruaja e Joe Biden, Nellie dhe vajza e tyre një vjeçare, Naomi, vdiqën në një aksident automobilistik. Dy djemtë e tij gjithashtu u plagosën. Biden u zgjodh për herë të parë në Senat, por në vend që të lëvizte në Uashington, ai udhëton çdo ditë me tren nga Ëilmington në mënyrë që të mund të kalonte sa më shumë kohë me djemtë e tij.

Pasi humbi gruan dhe vajzën e tij në një aksident automobilistik, Joe Biden u betua në Senat në shtretërit e spitalit të djemve të tij.

Joe Biden flet për shtypin në Aeroportin Ndërkombëtar Erie në Pensilvani përpara se të kthehej në Delaware më 10 tetor

Ai u zgjodh në Senat në moshën 29- vjeçare, duke u bërë kështu anëtari më i ri i Senatit. Në kohën kur ai u betua, ai kishte përmbushur kërkesën kushtetuese për moshën 30 vjeç.

Ai është presidenti i dytë katolik në historinë e Shteteve të Bashkuara. John F. Kennedy ishte i pari.

Ai ka theksuar se nuk pi alkool, nuk pi duhan dhe nuk merr drogë, ndërsa ka theksuar se i pëlqen akullorja, veçanërisht çokollata.

Në 1988, ai kandidoi për president të Shteteve të Bashkuara për herë të parë, dhe për herë të dytë në 2008.

Biden, 77, është presidenti më i vjetër i Amerikës i zgjedhur ndonjëherë.

Ai ka dy qen, që kudo i merr me vete./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme