Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka filluar me zbatimin e Dritares së Pakos së Rimëkëmbjes ekonomike.
“Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka filluar me zbatimin e Dritares së Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike tashmë me nënshkrimin e marrëveshjeve së garancisë për Dritaren e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike me Institucionet Partnere Financiare”, thuhet në përgjigjen e FGK, për arbresh.info.
Po ashtu nga ky fond thonë se përmes garancisë kreditore do t’i mbështesin kreditë e reja të miratuara nga Institucionet Financiare Partnere.
“Lidhur me këtë, na lejoni të ju njoftojmë që ne si Institucion implementues i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike përmes garancisë kreditore do të mbështesim kreditë e reja të miratuara nga Institucionet Financiare Partnere”, thuhet në përgjigjen e FGK-së.
Nga ky program do të ketë dritare garantuese për prodhim, shërbime, agro, tregti, gratë në biznes, startup (ICT) dhe energji.
Norma e garancisë do të jetë deri në 80%, norma e kufirit të humbjeve maksimale deri në 30% dhe këto do të vlejnë për kompani që kanë deri në 250 punëtorë.
Ky program është mbështetje për ndërmarrjet inovative dhe krijimin e ndërmarrjeve të reja pas situatës së krijuar nga pandemia me koronavirusin. /arbresh.info/E.H/
Garantimi kreditor deri në 80%| Fondi e BQK-ja s’konsultohen, mbajnë peng bizneset – Arbresh.info
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë