Liverpooli “bie” në “Anfield” pas 64 ndeshjes, “gjëmën” ia bën Burnley

07:13 | 22 Janar 2021
V. S.

Miti “Anfield” bie pas 64 ndeshjesh. Pas një serie të pabesueshme pa humbje në shtëpi, Liverpooli u mposht 0- 1 nga Burnley, skuadër e pjesës së poshtme të renditjes, duke humbur më shumë terren ndaj rivalëve në garën e titullit në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp jo vetëm që nuk ia doli t’i imponohej një kundërshtari ndjeshëm më inferior, por u ndëshkua me gol në fundin e sfidës, pa gjetur forcat për të kthyer ndeshjen në ato pak minuta të mbetura.

Shumë raste të humbura nga “The Reds” me Origin, Trent Alexander-Arnold dhe Mohamed Salah, ndërsa Burnley në një nga momentet e pakta që hyri në zonën kundërshtare fitoi një 11-metërsh me Barnes, në minutën e 83-të, të cilin e shndërroi në gol vetë numri 10 i skuadrës mike. Pas kësaj disfate, Liverpooli mbetet në kuotën e 34 pikëve, gjashtë më pak se Manchester United kryesues./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme