Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se ky institucion nuk ka ndryshuar asgjë, pos që ka bërë kërkesën në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës për kandidatët e dënuar në tri vitet e fundit.
“Ka qenë një kërkesë nga KQZ-ja, përkatësisht nga Zyra për regjistrimin e partive politike se cilët nga kandidatët nga listat e partive politike janë të dënuar në tri vitet e fundit”, tha Daka në “Debat Plus”.
Daka ka sqaruar edhe dilemat se çfarë do të ndodh nëse ndonjë parti politike nuk i zëvendëson emrat që nuk certifikohen të garojnë në zgjedhje.
“Nëse ndonjë parti politike nuk i dërgon emrat e ri dhe nuk zëvendëson kandidatët e pa certifikuar, atëherë mbeten vendet e zbrazura. Ne nuk mund të ndryshojmë renditjen dhe nuk mund t’i ndryshojmë numrat e kandidatëve të subjekteve politike si dhe radhitjen gjinore në listat e kandidatëve”, tha ndër të tjera Valdete Daka.
Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se pavarësisht nëse do të certifikohen kandidatët e saj, respektivisht bartësi i listës, Albin Kurti, ajo do të shkojë me listën e publikuar në zgjedhje.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...