Anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka treguar arsye pse u shkarkua nga posti i drejtorit të Policisë.
Ai ka thënë se lirimi i tij nga detyra ka ndodhur për shkak të arrestimit të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, dhe asgjë tjetër.
“Lirimi nga detyra ka ndodhur për shkak të rastit të njohur të kryetarit të Istogut dhe nuk ka asgjë tjetër”, ka thënë Qalaj në emisionin “Pressing” në T7.
Madje, sipas tij, edhe në raportin ku theksohen arsyet, nuk ka asgjë në të, pasi asnjëherë nuk kishte diskutuar me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, nëse ai kishte mangësi në kryerjen e detyrës së drejtorit të Policisë.
“Është deklarim i tyre, normalisht është dashur të shkruhet një raport, i cili nuk ka asgjë, sepse nuk kemi diskutuar asnjëherë asgjë me tshmë ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, për ndonjë mangësi në Policinë e Kosovës. Madje, Policia është lavdëruar”, ka shtuar me tutje Qalaj.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...