Panik në BE, nuk ka mjaftueshëm vaksina

23:19 | 21 Janar 2021
Trina Galanxhi

Liderët e Bashkimit Europian kanë mbajtur një mbledhje online, e cila kishte për qëllim menaxhimin e situatës me koronavirusin e ri.

Ekspertët paralajmërojnë se nevojiten veprime urgjente për të parandaluar një valë të re të sëmundjeve masive dhe vdekjeve, transmeton portal arbresh.info

Udhëheqësit e BE-së kanë diskutuar kufizimet shtesë në kalimin e kufijve, monitorim më të mirë të mutacioneve të virusit dhe bashkërendim të përmirësuar ndalimin e lëvizjes Brenda BE-së.

Ata unanimisht ranë dakord mbi një kornizë të përbashkët për përdorimin e testeve të shpejta të antigjenit dhe njohjen reciproke të rezultateve të testit PCR në të gjithë BE-në, në një përpjekje për të lehtësuar kalimet e kufijve, monitorimin dhe trajtimin e virusit.

Ky vendim është i rëndësishëm sepse jo të gjitha vendet njohën rezultatet e testeve nga anëtarët e tjerë të bllokut dhe kërkohet një test negativ për koronavirusin për të hyrë në shumicën e tyre.

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se në mungesë të koordinimit, mund të nevojiten kontrolle të reja kufitare.

Belgjika ka njoftuar se do të propozojë një ndalim të përkohshëm për të gjitha udhëtimet midis vendeve anëtare, të paktën deri në fund të shkurtit.

Rreth 400,000 shtetas të BE-së kanë vdekur nga efektet e koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.

Një ndër shqetësimet tjera të Bashkimit Europian, është mungesa e vaksinave dhe rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri.

Mëqe BE nuk do të bëjë shpërndarjen masive të vaksinave para muajit prill, liderët e vendeve të bllokut kanë theksuar se duhet të gjejnë mënyra tjera për të parandaluar përhapjen e virusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme