Mesfushori i Tottenham Hotspur, Dele Alli ka kërkuar nga kryetari i klubit Daniel Levy që mos ta bllokojë transferimin e tij në Paris Saint-Germain gjatë këtij muaji
PSG janë gati për ta transferuar Allin gjatë verës dhe kanë shfaqur interesim për anglezin pasi kanë emëruar Mauricio Pochettinon në skuadër, i cili e kishte shndërruar Allin në njërin prej lojtarëve më të mirë të rinj gjatë kohës sa ishte trajner i Spurs.
Jose Mourinho është i shqetësuar me shprehitë e Allit dhe punën dshe e ka ngrirë atë si rezultat i kësaj pune, kështu që Alli nuk është në skuadrën e Mourinhos.
Trajneri dëshiron ta largojë Allin në huazim por PSG dëshiron ta blejë atë, por disa burime kanë konfirmuar për 90min që bisedimet kanë filluar në mes të skuadrës franceze dhe Spurs e ku ata dëshirojnë që në marrëveshje ta fusin edhe mundësinë e blerjes se tij në fund të sezonit.
Levy nuk dëshiron ta largojë Allin përgjithmonë pasi që ai beson që mesfushori ka potencial të shkëlqejë si njëri prej më të mirëve në botë në pozitën e tij, kështu që propozimi i tij është që Alli të largohet për gjashtë muaj huazim, pa opsion blerjen.
Kështu që, PSG preferon një marrëveshje më afatgjatë, ndoshta 18 muaj derisa do ta siguronin lojtarin e tyre në verën e vitit 2022.
Alli, në anën tjetër e ka bërë të qartë që ai dëshiron t’i bashkohet Pochettinos dhe PSG-së pasi që ai e sheh këtë si një mundësi ideale që karriera e tij të jetë në rrugën e duhur. Ai dëshiron të luaj edhe në Euro 2020 që zhvillohet këtë verë dhe shpreson që të këtë formë të mirë në mënyrë që të ftohet nga Kombëtarja e Anglisë, në të cilën për herë të fundit u ftua në qershorin e vitit 2019. /GazetaExpress/
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes