Rita Ora imazh në librat shkollorë të gjuhës angleze

17:37 | 21 Janar 2021
A. B.

Artistja e famshme shqiptare, Rita Ora, tashmë është emër i përfolur në mbarë botën.

Përvec muzikë po arrin të depërtoj edhe në aspekte tjera, shkruan portali arbresh.info

Duke u marrë si shembull i suksesit dhe një vajze tipike shqiptaro-britanike, Rita Ora duket se ka përfunduar edhe në librat shkollorë në Spanjë.

Ka qenë një përdorues i rrjetit social Twitter që ka publikuar një fotografi të librit të anglishtes për shkollën e mesme, ku pjesë e tij është Rita Ora.

Në një faqe ku mësohet kryesisht rreth orareve për të ardhmen, aty shfaqet një imazh i këngëtares shqiptare kur ishte adoleshente.

Kjo fotografi vjen nga koha kur ajo ishte nxënëse e shkollës “Sylvya Young Thatre Schoool”, në Londër.

E lumtur për këtë sukses, edhe nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu – Ora, rishpërndau këtë postim në InstaStory. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme