Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që infermierët të mos jenë pjesë e shtesave në pagë edhe për tre muajt në vazhdim.
Sipas kësaj Sindikate, Qeveria po zhvlerëson punën e infermierëve gjatë pandemisë.
“Zhvlerësimi i punës së infermierëve është duke vazhduar nga ana e Qeverisë, të cilët nuk treguan as vullnet e as gatishmëri për rritjen e pagesave për ndërrimet e natës, nga 18euro sa janë tani, në 36 euro”, thuhet në reagim./arbresh.info/
Reagimi i plotë:
REAGIM
QEVERIA PRAP ZHVLERËSON PUNËN E INFERMIERËVE GJATË PANDEMISË
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vazhdimin e shtesave në pagë edhe për tre muajt në vazhdim, por sërish duke e zhvlerësuar punën e infermiereve.
Por nëse analizojmë në detaje, infermierët janë ata ndër më të rrezikuarit, marrë parasysh shërbimet shëndetësore që ju ofrojnë pacientëve për 24 orë rresht.
1. Kategoria I – mjekë, iu ndahet shtesa prej 250 euro në muaj;
2. Kategoria II – infermierë, iu ndahet shtesa prej 150 euro në muaj dhe
3. Kategoria III – stafi mbështetës – teknik, iu ndahet shtesa prej 100 euro në muaj”, thuhet në njoftim.
Zhvlerësimi i punës së infermierëve është duke vazhduar nga ana e Qeverisë, të cilët nuk treguan as vullnet e as gatishmëri për rritjen e pagesave për ndërrimet e natës, nga 18euro sa janë tani, në 36 euro.
Ditëve në vazhdim Sindikata e Infermierëve të Kosovës do të ndërmarr hapa konkret për realizimin e kërkesave të tyre, konform ligjit mbi organizimin sindikal dhe të atij mbi grevat.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...