Google ADS

Fetai kërkon dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit në rastin “Monstra”

17:00 | 21 Janar 2021
A. B.

Prokurorja Fatime Fetai nuk ndryshon veprën penal për terrorizëm në rastin “Monstra”, ndërsa kërkoi dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit e vrasjes së pesëfishtë për Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët u larguan dhe janë në Kosovë, si dhe vëllain e tij Agim Ismailoviq, i cili është në paraburgim.

Ajo theksoi se “bombat” e njoftuara nga opozita e atëhershme nuk zbuluan ndonjë gjë të re ose të ndryshme në lidhje me vrasjen e pesëfishtë.

“Asnjë fakt i rëndësishëm nuk doli nga bisedat e përgjuara. Nevoja për t’i paraqitur ato ishte nevoja për të kërkuar të vërtetën, por edhe për të hedhur poshtë të gjitha dyshimet që kanë lindur gjatë viteve”, tha Fetai.

Në fund të fjalës së saj përmbyllëse, Fetai kërkoi nga gjykata që të dënojë të akuzuarit me burg të përjetshëm.

“Nga provat dhe rrethanat del që zgjedhja ishte që viktimat të jenë maqedonas, por motivi nuk dihet. Ky motiv mund të kishte shkaktuar një konflikt të ri, por nuk ka asnjë motiv konkret. E vetmja gjë që do të shkaktohej ishte destabilizimi i vendit dhe përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike”, tha Fetai./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme