Hoti: Kemi ndarë sot fondin për vërshimet

14:34 | 21 Janar 2021
Arbresh.info

Vërshime të shumta pati javët që lamë pas në thuajse secilën komunë të Kosovës. Por disa prej tyre ishin më të dëmtuara si pasojë e këtyre vërshimeve, ku edhe shumë familje mbetën jashtë shtëpive.

Por kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sapo ka deklaruar se tashmë kanë ndarë fondin për çështjen e vërshimeve dhe se po presin nga komunat që të prezantojnë dëmet dhe të vendoset për ndarjen e këtij fondi, shkruan Arbresh.info.

“Ne sot kemi ndarë fondin për çështjen e vërshimeve dhe tanimë po presim nga Komunat për të prezantuar dëmet dhe të vendoset më pas ndarja e tyre”, tha Hoti.

Këtë deklarim Hoti e bëri gjatë vizitës që pati në komunën e Gjilanit, ku edhe zhvilluan një konferencë të përbashkët me të parin e Gjilanit, bashkëpartiakun e tij, Lutfi Haziri.

Çështjen e ndarjes së fondit Hoti e pati përmendur edhe disa ditë më herët, teksa vizitoi Vushtrrinë, një nga komunat më të dëmtuara nga këto vërshime.

“Në Qeveri do të ndajmë një fond në bazë të mundësive që t’u ndihmojmë familjeve në nevojë nga vërshimet. Ne jemi në tërën çdo ditë, jam takuar me kryetarët e komunave që kanë dalë në teren”, pati thënë Hoti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme