Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Meksikë, shënohen mbi 1 mijë viktima

12:58 | 21 Janar 2021
Arbresh.info

Meksika është duke regjistruar numrin më të madh të viktimave që nga fillimi i pandemisë me 1,539 viktima brenda 24 orëve të fundit.

AP raporton se në Meksikë janë shënuar edhe 20,548 raste të reja, duke rritur numrin e përgjithshëm në 1.69 milionë të infektuar si dhe 144,000 viktima me COVID-19, transmeton arbresh.info

Spitalet në Meksikë kanë arritur 89% të kapacitetit, kurse 61% e shtretërve në spitale janë të mbushura.

Vaksina në Meksikë

Meksika është pajisur me 750,000 doza të vaksinës Pfizer./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme