Daka: Kërcënimet ndaj meje janë të pa precedent, po i përjeton keq edhe familja ime

12:19 | 21 Janar 2021
M. A.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka është shprehur se ndihet e kërcënuar pas deklaratave të djeshme të Glauk Konjfcës.

Ajo u ka thënë kandidatëve që janë larguar nga lista se ajo nuk ka gisht në këtë punë por janë ligjet që vendosin.

“Të gjithë kandidatët që e kanë parë dje vetën në listë do të ju them dy fjal shkurt e shqip, është ligji dhe aktgjykimi kushtetues që ua pamundëson kandidimin dhe jo unë”, tha Daka.

Akuzat e partive politike në adresë të KQZ-së dhe punës time janë ndërhyrje e drejtpërdrejt në punën e institucionit, tha Daka

“Kërcënimet publike ndaj meje dhe që po i përjeton familja ime janë të pa precedent”, tha Daka./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme