Google ADS

Daka i reagon Konjufcës: Është bërë e lehtë ta sulmosh një nënë, grua që s’e mbron asnjë parti

12:21 | 21 Janar 2021
Arbresh.info

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka i është kundërpërgjigjur anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili dje tha se Daka po dëshiron ta eliminojë politikisht Albin Kurtin.

Daka në një konferencë të jashtëzakonshme për medai, si asnjëherë më parë është përgjigjur ndaj deklaratës së një politikani, duke thënë se nuk e mbështet asnjë parti politike, shkruan Arbresh.info.

“Është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një gjyqtare, një grua, një nënë që nuk e mbron dhe nuk e mbështet asnjë parti politike dhe që asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partive politike. Pavarësisht kësaj, unë jam krenare që drejtoj një institucion si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ka një staf profesional, puna e të cilëve vlerësohet lart në raportet e organizatave ndërkombëtare. Kjo është forca më e madhe që kam dhe që u dalë të gjithëve ballëhapur”, tha Daka.

Daka: Kërcënimet ndaj meje janë të pa precedent, po i përjeton keq edhe familja ime

Të ngjashme