Google ADS

Arratiset Fjolla Morina/ Thyen “arrestin e shtëpisë”, policia: Po punohet për ta kapur

10:36 | 21 Janar 2021
Arbresh.info

Kukës – Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës.

Ajo akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ndërsa më parë është arrestuar pasi u kap në pikën doganore të Morinës me armë zjarri.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u kap më 19 shtator pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë por që rezultoi të ishte çakmak.

Morina udhëtonte me makinën e saj, ndërsa së bashku me të u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla i cili thuhet që është i dashuri i saj dhe shoferi Fitim Muji. Morina mbajti përgjegjësi për çfarë kishte në makinë, duke thënë se dy djemtë nuk e dinin për armët.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie“Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë.

Po punohet për kapjen e saj./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme