Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 69 milionë, Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 69 299 752 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.
Në të njëjtën kohë, katër vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.
Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në SHBA (14.786.886), Indi (10.245.741), Brazil (7.518.846) dhe Rusi (3.002.026) ndërsa më pas radhiten Turqia (2.277.987), Italia (1.781.917), Kolumbia (1.769.935), Gjermania (1.741.800), Argjentina (1.604.373), Britania (1.558.503), Meksika (1.251.782), Polonia (1.197.034), Afrika e Jugut (1.144.857) dhe Irani (1.131.883).
Ndërkohë në mbarë botën janë 25 351 870 persona të cilët ende janë në trajtim.
Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 96,6 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 2 milionë të vdekur./ATSh/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...