Njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

08:08 | 21 Janar 2021
Arbresh.info

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por pasdite vranësirat do të zhvillohen të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin, por në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 12°C.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme