Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se kanë pritje të larta nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Ai ka deklaruar se ata kërkojnë nga politikanët kosovarë që pas zgjedhjeve të jenë së bashku për formuar legjislaturën e re të Kuvendit dhe Qeverinë.
“Për zgjedhjet që janë planifikuar të mbahen më 14 shkurt, ne kemi pritje të larta dhe janë bërë përgatitje të kujdesshme. Ne kemi katër çështje që iu kushtojmë vëmendje më shumë, përgatitja e duhur e zgjedhjeve, puna profesionale e të gjithëve që janë të përfshirë për organizimin e këtij procesi”, ka thënë Szunyog në Klan Kosova.
“Ne duam që procesi zgjedhor të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi të Kosovës. Gjëja e dytë që ne presim është që votuesit të dalin dhe të votojnë, kjo është shumë me rëndësi për demokracinë në Kosovë që ata të dalin dhe të marrin pjesë”.
“Gjëja e tretë e rëndësishme për ne, do të jetë numërimi profesional dhe efikas i votave dhe certifikimi i tyre. Po ashtu, gjëja e katërt me rëndësi është që politikanët në Kosovë të formojnë një shumicë, e cila e formon legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, Qeverinë dhe më pas ata të punojnë me ne për të adresuar çështjet për të cilat përballet Kosova”.
Ai ka theksuar se të gjitha subjektet politike në programin e të fushatës zgjedhore e kanë integrimin e Kosovës në BE.
“I kemi analizuar të gjitha programet e subjekteve politike, të gjitha tregojnë se shohin e shohin të ardhmen e Kosovës në BE. Ne do të jemi në gjendje të punojmë me një qeveri që është e gatshme të angazhohet në reforma të vështira, të cilat mendoj se janë të nevojshme si në zhvillimin ekonomik,infrastrukturor, në çështjet e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Szunyog.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...