Ponte Prizreni shënon fitore ndaj Vëllaznimit

18:32 | 20 Janar 2021
A. B.

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 92:112 (23:36, 30:21, 25:35, 14:20), në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshjen më mirë e nisi Ponte Prizreni, që e fitoi çerekun e parë 23:36. Por, Vëllaznimi u këndell në periudhën, duke e fituar 30:21, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 53:57.

Në periodën e tretë, vendasit afruan rezultatin në 66:67, por më prizrenasit u shkëputën në rezultat, duke e fituar këtë pjesë 25:35, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 78:92. Në 10 minutat e fundit, Ponte Prizreni ruajti epërsinë dhe triumfoi në fund me rezultat 92:112.

Vëllaznimit nuk i ndihmuan as 35 pikët, 11 kërcimet dhe pesë asistimet nga Christopher Hortman, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 39 pikë, Josh Martin me 12 pikë e 19 kërcime, Urim Zenelaj me 10 pikë e 12 kërcime, Arti Hajdari me 21 pikë dhe Xavier Cannefax me 19 pikë.

Vëllaznimi ka katër fitore dhe 12 humbje, kurse Ponte Prizreni 11 fitore dhe pesë humbje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme