Sulmuesi i Fiorentinës, Franck Ribery nuk do të përjashtonte një kthim në Bundesligën gjermane, por më vonë pasi tani për tani po mendon vetëm për ekipin vjollcë.
Sulmuesi anësor francez arriti në Firence pas një transferimi falas përpara fillimit të sezonit 2019-2020.
37-vjeçari ka pasur probleme me dëmtimet që nga transferimi i tij në Serie A.
Ribery ka luajtur 37 ndeshje deri më tani për Violan, ndërsa zbuloi se ai është i hapur për një kthim në Gjermani.
“Për momentin mendoj vetëm për Fiorentinën, unë jam i rëndësishëm për ekipin”.
“Por unë nuk përjashtoj një kthim në Bundesliga kur të mbaroj këtu”, ka thënë Ribery për Bild.
Veterani e ka fituar Bundesligën nëntë herë me Bayern Munchen dhe një herë Ligë të Kampionëve në sezonin 2012-13.
“Të luash pa tifozë nuk është stimuluese. Më mungon shumë audienca”, deklaroi francezi. /Telegrafi/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...