Thaçi dhe të tjerët regjistrohen për të votuar

16:52 | 20 Janar 2021
L G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bënë të ditur se gjatë ditës së martë, (19 janar), ka pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës janë paraqitur nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Rexhep Selimi, Nasim Harandinaj dhe Sali Mustafa. Të gjitha aplikimet janë verifikuar personalisht dhe janë regjistruar”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, shkruan arbresh.info.

KQZ, ka falënderuar administratën e Dhomave të Specializuara për bashkëpunim

Po ashtu, KQZ falënderon edhe ambasadën e Republikës së Kosovës në Holandë që ka ndihmuar në komunikim me Dhomat e Specializuara. /arbresh.info/

LEXO EDHE:

Zyrtare nga Gjykata Speciale: Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi dhe të tjerët aplikojnë për të votuar – Arbresh.info

Të ngjashme