Lidhja e Odave Ekonomike ka përgatitur 15 propozim-masa dhe do t’i kërkojë Qeverisë të jenë pjesë e pakos së pestë të masave, si ndihmë ndaj kompanive.
Subvencionimi i pagave, kredi të reja pa interes për kompanitë, përpilimi i protokolleve të punës në të gjitha veprimtaritë, ndihmë e njëhershme për sektorët më të goditur, ngrirja e tatimit të fitimit, këto janë kërkesat kryesore të cilat sektori i biznesit pret që do të miratohen.
Kryetarja e LOE, Arsovska vlerëson se masat ekonomike deri më tani kanë qenë modeste, megjithëse pushteti e ka dëgjuar zërin e biznesit dhe i ka pranuar kërkesat e tyre, zbatimi ka qenë i dobët.
“Gjithçka që u kërkua në muajt e kaluar me të vërtetë ishte modeste dhe pakot ishin vërtetë modeste. Vlerësojmë se duhet t’u dilet në ndihmë njerëzve. Tani është koha, sepse numri i tyre është i lartë. Nga kaq shumë kompani efektive në Maqedoni mund të kenë efekte të mëdha negative edhe ndaj të gjithë biznesit dhe ekonomisë” – u shpreh Danela Arsovska, Kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi, pret që për grupin e pestë të masave ekonomike, të sigurohen para nga institucionet financiare ndërkombëtare.
“Po bëhen përgatitjet për realizimin e një kredie prej 100 milion euro hua nga Banka Evropiane e Investimeve përmes Bankës së Zhvillimit të Kompanive. Po punohet gjithashtu, në Kuvend duhet të kalojë ligji për skemën e garancisë, përmes të cilit do të mund që përmes garancive të sigurohen kredi më të volitshme për ekonominë” – deklaroi Fatmir Besimi Ministër i Financave.
Pakot e deritanishme të masave shtetit i kushtuan mbi një miliard euro. Vetëm pakoja e katërt ishte rreth 600 milion euro. Për pakon e pestë, Qeveria njoftoi se ka siguruar 50 milion euro. Ndryshe, biznesmenët deri më tani disa herë janë ankuar se ndihma në sektorin privat është më e ulëta krahasuar me vendet e rajonit.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...