Këshilli Gjyqësor i republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka shkarkuar nga detyra gjykatësen Tatjana Mihajllova, për shkak të punës joprofesionale dhe keqpërdorim të sistemit AKMIS.
Nga Këshilli Gjyqësor zyrtarisht nuk zbulojnë emrin e gjyqtares së shkarkuar, por siç shkruan “Fokus” pohojnë se procedura për shkarkimin e saj ka zgjatur rreth një vit e gjysmë. Ndryshe Mijallkova ka kryer funksionin Ushtrues Detyre kryetar i Gjykatës Penale, pasi i skadoi mandati ish kryetarit Vlladimir Pançevski.
Mihajllova ishte gjykatëse në rastin e PSP-së “Dhuna në Qendër”. Mihajllova shpesh herë kishte përplasje të ashpër me prokurorët e PSP-së, ndërkohë që në një seancë ka gjobitur Katica Janevën dhe Fatime Fetain me nga 2000 euro për “mosrespektim të gjykatës”./alsat
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend