Google ADS

Zgjaten kufizimet kundër Covid edhe në Itali, ambasada e Kosovës del me njoftim

12:36 | 20 Janar 2021
V. S.

Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar shtetasit e Kosovës që për hyrjen dhe kthimin në Itali parashikohet izolimi i detyrueshëm 14 ditor.

“Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara, dhe për hyrjen/kthimin në Itali, parashikohet vetë izolimi i detyrueshëm 14 ditorë, si dhe mbikëqyrja shëndetësore. Sipas këtij dekreti, këto masa mbesin në fuqi nga 16 janari deri me 05 mars 2021”, thuhet ndër të tjera.

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali i bën thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë italiane, i përditësuar me datë 14 janar 2021, i cili parashikon zgjatjen e gjendjes emergjente me kufizimet e lëvizjes si në vijim:

– Deri me 15 shkurt 2021, parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjen brenda territorit italian: çdo lëvizje mes komunave (përjashtohen ato me më pak se 5000 banorë), prefekturave dhe rajoneve është e ndaluar; lejohen lëvizjet vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, ku parashikohet gjithsesi formulari i vetë deklaratës ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes;

– Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara, dhe për hyrjen/kthimin në Itali, parashikohet vetë izolimi i detyrueshëm 14 ditorë, si dhe mbikëqyrja shëndetësore. Sipas këtij dekreti, këto masa mbesin në fuqi nga 16 janari deri me 05 mars 2021.

– Kalimi tranzit nëpër Itali: të gjithë shtetasit kosovarë që udhëtojnë nga shtetet e BE-së mund të kalojnë tranzit përmes rrugëve tokësore, duke plotësuar formularin e vetë deklarimit, ku shpjegohet qartë qëndrimi në 14 ditët e fundit, duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve.

Lejet e qëndrimit/permessi di soggiorno: të gjithë shtetasit kosovarë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit italiane, DPCM Nr.2 i datës 14.01.2021, neni 5, parashikon zgjatjen e vlefshmërisë së tyre deri më datë 30 prill 2021.

Ju informojmë gjithashtu se gjatë kësaj periudhe, Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ofronë shërbime konsullore vetëm me termine/takime të rezervuara paraprakisht.

Për çdo kërkesë me natyrë urgjente, lutemi kontaktoni në:

– Nr. e tel: 06/85356571, nga e hëna deri të enjten nga ora 09 – 17;

– Nr. emergjent: +39327452991;

– E-mail: [email protected]; [email protected];

– FB: @Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali

Ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht ëebfaqen zyrtare dhe profilin tonë zyrtar në facebook për t’u informuar mbi përditësimet e reja lidhur me rregullat e qarkullimit.

Vetëm në këtë mënyrë, duke respektuar me rigorozitet masat parandaluese, ne mbrojmë shëndetin tonë dhe atë të afërmeve tanë.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme