Google ADS

Covid-19: Obeziteti mund të pengojë efektin e vaksinave

09:27 | 20 Janar 2021
Trina Galanxhi

Vaksinat Covid-19 mund të mos jenë plotësisht efektive tek njerëzit që vuajnë nga mbipesha, pasi ekspertët sugjeruan që procesi i shërimit mund të jetë më i ngadaltë tek personat obezë në krahasim me ata me peshë normale.

Sipas një studimi të publikuar në “Nature”, mbipesha ndërlidhet me një përgjigjje të shurdhër ndaj koronavirusit, transketon portal arbresh.info

“Ashpërsia e Covid-19 është potencialisht e lartë tek njerëzit obezë ose diabetikë. Fakti është se imuniteti dhe procesi i shërimit mund të jenë më të ngadalta tek një person i trashë se sa një person i shëndetshëm ”, tha Navneet Sood, autor i studimit.

Obeziteti mund të shkaktojë inflamacion kronik, të gradës së ulët, i cili mendohet se kontribuon në rritjen e rrezikut të gjendjeve të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Si rezultat, njerëzit që janë obezë mund të kenë nivele më të larta të një shumëllojshmërie të proteinave që destabilizojnë imunitetin, duke përfshirë citokinat.

Përgjigjet imune të lëshuara nga citokinat mund të dëmtojnë indet e shëndetshme në disa raste të Covid-19 të rëndë, sipas raportit.

Sipas një studimi tjetër të lëshuar së fundmi, botuar në revistën Perspectives on Psychological Science, sugjeron që depresioni, stresi, vetmia dhe sjelljet e dobëta shëndetësore mund të dobësojnë sistemin imunitar të trupit dhe të ulin efektivitetin e vaksinave të reja Covid-19.

Studiuesit theksojnë se faktorët e mjedisit, si dhe gjenetika e një individi dhe shëndeti fizik dhe mendor mund të dobësojnë sistemin imunitar, duke shkaktuar kështu vështirësi në përgjigjjen ndaj vaksinave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme