Largohet drejtoresha e CIA-s në ditën e fundit të presidencës së Trumpit

09:22 | 20 Janar 2021
Arbresh.info

Drejtoresha e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Gina Haspel, në ditën e fundit të presidencës së Donald Trump njoftoi largimin nga detyra e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria zyrtare në Twitter e CIA-s, Haspel, falënderohet për shërbimin 36 vjeçar ndaj popullit amerikan dhe thuhet se “Keni kapërcyer pengesat dhe keni forcuar punonjësit e brezit të ri të CIA-s”.

Ndërkohë edhe në një deklaratë të shtuar postimit, Haspel duke bërë të ditur se është ndarë nga agjencia në mënyrë krenare, ajo ka theksuar se së bashku kanë kryer punë të suksesshme, kanë kapërcyer kërcënimet dhe kanë bërë investim për të ardhmen.

Teksa Haspel nuk ka treguar ndonjë arsye për largimin e saj, portali Axios me 16 janar shkroi se Haspel ka kundërshtuar dhe kërcënuar me dorëheqje presidentin Trump i cili në fillim të dhjetorit emëroi në agjenci Kash Patel si njeriun e dytë të lidhur me të.

Presidenti i zgjedhur në SHBA, Joe Biden në një deklaratë më 11 janar, në vend të Haspel e cila kryente detyrën si drejtoreshë e CIA-s që nga 21 maji 2018 e deri tani, kishte njoftuar se në krye të agjencisë ka paraqitur si kandidat 64-vjeçarin ish-ambasadorin në Rusi, William J. Burns.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme