Frank Lampard është nën presion serioz si trajner i Chelseat, pasi u mposht nga Leicesteri.
Re të zeza kanë qarkulluar rreth ‘Stamford Bridge’ tash e disa kohë, me fitoret kundër Leeds Unitedit dhe Fulhamit që ishin anomali në ecurinë e dobët në Premier League gjatë dimrit.
Mund të duket se ishte sikur dje prej kur Chelsea konsiderohej si pretendent për titull, por tash të gjithë besojnë se ‘Të Kaltërit’ i pret sfidë e madhe për top katërshe.
Dhe humbja e mbrëmshme 2-0 kundër Leicesterit ishte një shenjë tjetër se gjërat te klubi londinez janë larg perfektes.
Skuadra është aktualisht në vendin e tetë, nëntë pikë larg Leicesterit dhe mund të ndryshojë trajner së shpejti.
Në fakt, ka arsye të besohet se Lampard mund të ketë dhënë intervistën e fundit si trajner i Chelseat mbrëmë, pas humbje skundër Leicesterit, sipas raporteve nga ‘talkSPORT’.
Kjo gazetë shpjegoi para ndeshjes se Chelsea mund të marrë vendimin për ta shkarkuar Lampardin, nëse skuadra nuk fiton kundër Leicesterit.
Dhe nëse intervista e së martës mbrëma ishte e fundit e tij në postin aktual, atëherë nuk ishte aspak mënyrë pozitive për t’i dhënë fund aventurës së tij në perëndim të Londrës, sepse fansat nuk ishin aspak të lumtur me mënyrën si Lampard i fajësoi lojtarët.
”U mposhtën nga skuadra më e mirë,” tha Lampard.
”Ata ishin më të mprehtë se ne, vrapuan më shumë se ne dhe u dukën në formë – ne u dukëm jashtë formës. Gol zhgënjyes nga një ndërprerje dhe goli i dytë thjesht nuk ishte i mirë sa duhet.
”Në shumë momente mprehtësia jonë nuk ishte aty, këto janë momente të cilat duhet t’i shikoni dhe gjërat bazike janë të rëndësishme, si vrapimet dhe sprintet dhe ne nuk e bëmë këtë.”
Fansat nuk ishin aspak të lumtur me këtë deklaratë të tij, derisa disa ishin të bindur se kjo ishte intervista e tij e fundit.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...