Chelsea u mposht nga Leicesteri me rezultat 0:2 në kuadër të javës së 18-të në Premierligë.
Kjo humbje mund të nënkuptojë edhe shkarkimin e Lampardit nga pozita e trajnerit të “Bluve”, pas rezultateve negative këtë edicion.
Pas ndeshjes, Lampardi u pyet nëse pronari do të ketë edhe më tutje durim.
“Nuk është vendimi im. Pritjet në këtë klub janë të larta. Është diçka që gjithmonë do të jetë ashtu. Kur e mora këtë punë, e kam ditur se disa gjëra janë përtej kontrollit tuaj” – u shpreh Lampard.
Pas 18 xhirove, Chelsea gjendet në vendin e tetë me 29 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit